Presidenti Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, bëri thirrje edhe njëherë Bashkimit Evropian që anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor nën Bashkimin Evropian të jetë primar, shkruan arbresh.info.
“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian jemi pajtuar se kjo nuk është vetëm interes i rajonit tonë por është interes edhe i Bashkimit Evropian. Mendojmë se anëtarësimi i Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian do të ishte një investim i shkëlqyer gjeopolitik i investimit evropian një investim në paqe në stabilitet dhe zhvillim besojmë se një tragjedi serioze e cila akoma po vazhdon në Ukrainë ka qenë një moment i cili na ka treguar se dhe zgjuar të gjithëve në Evropë se ka treguar se në Ukrainë nuk është e goditur vetëm liria dhe pavarësia e Ukrainës por është e goditur edhe sistemi i vlerave evropiane dhe duhet të gjithë ta nxjerrim një mësim për të gjithë Evropën por parimisht kur është fjala për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor”, tha Gjukanoviq.
Tutje ai kërkoi nga BE që të jap mesazhin e saj origjinal drejtuar Ballkanit Perëndimor.
“Ka ardhur koha që Evropa të përsërisë mesazhin origjinal që është të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin e vetë ne Bashkimin Evropian nëse këtë vend do ta nxëmë me atë shpejtësi që po i zbatojmë reformat dhe standardet që të mund të bëhen pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare”, tha ai./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë