Google ADS

Klinaku: Ne do të protestojmë nëse kërkojnë ata

11:12 | 18 Maj 2022
arbresh.info

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protesta pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të kësaj organizare Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

“Ne do të protestojmë nëse kërkojnë ata”, deklaroi Klinkau.

Ai ka shtuar se e kemi pritë këtë vendim.

“Na kanë thanë të mos protestohet, pasi shantazhuesit po thonë se po pengohet drejtësia”, deklaroi Klinaku.

Këto komente ai i bëri pasi Gucati e Haradinaj u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burg dhe me nga 100 euro gjobë./arbresh.info/

Gucati e Haradinaj dënohen me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë

Gucati e Haradinaj shpallen të pafajshëm në akuzat për “hakmarrje”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme