Kërkohet paraburgim ndaj personit i cili keqpërdori të dhënat e kartelave bankare të klientëve

10:58 | 18 Maj 2022
A. B.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, më 17 maj 2022, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit A.S., në drejtim të veprës penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301 të KPRK-së.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, në vazhdimësi e deri me datën 16.05.2022, në Podujevë, në cilësinë e personit përgjegjës të ndërrimit në një subjekt afarist, me qëllim që vetit apo ndonjë personi tjetër të i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, ka keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve, respektivisht të një numri të konsiderueshëm të të dëmtuarve, duke ua vjedhur dhe fotografuar të dhënat e kartelave bankare të cilët kanë bërë blerje në këtë dyqan, ku këto të dhëna i ka përdorur duke bërë blerje të monedhave–kriptovalutave, të cilat më pas i ka shitur dhe i ka shndërruar në para/euro, çka me këtë ka përfituar një shumë në vlerë prej mbi 5,000.00 €.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, inkurajon të gjithë qytetarët të cilët mund të jenë të dëmtuar në këtë rast, të paraqiten në Zyrën e Prokurorit të Shtetit apo në Policinë e Kosovës, në mënyrë që të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë informata, për ta ndriçuar në plotëni këtë çështje penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme