Google ADS

Shkarkohet gjyqtarja e Elbasanit, e famshme për videot në TikTok

10:39 | 18 Maj 2022
A. B.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, strukturë e vettingut në drejtësi, ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Ish-gjyqtarja, më herët, ishte pezulluar për gjashtë muaj nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Kapetani u pezullua pas publikimit të disa videove në rrjetin social TikTok, ku ajo pozonte në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, si dhe promovonte veshjet luksoze.

Gjatë seancës në KLGJ, Kapedani dha dorëheqjen si nënkryetare e Gjykatës së Elbasanit, dhe i bëri thirrje këtij institucioni të mos ndikohej nga bota e krimit për marrjen e këtij vendimi. Tashmë, ajo është shkarkuar edhe nga KPK. /A2 CNN/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme