Google ADS

Saranda përgatitet për sezonin turistik

09:03 | 18 Maj 2022
A. B.

Bashkia e Sarandës po vazhdon punën për të ofruar pastërti në tokë dhe në det për këtë sezon turistik.

Bashkia bëri të ditur se grupet përkatëse të punës janë në terren në këtë prag sezoni veror dhe po punojnë në çdo drejtim për të ofruar standarde të pastërtisë dhe rregullit infrastrukturor.

Aktualisht po punohet në riparimin e plotë të ndriçimit të rrugëve dhe bulevardit kryesor të qytetit, pastrimin e plazhit dhe rërës, mbjelljen e pemëve të reja dhe rikonstruksionin e trotuareve përgjatë bulevardit, që është një nga pikat më të frekuentuara nga turistët dhe vizitorët e ndryshëm.

Gjithashtu, vëmendje po i kushtohet edhe menaxhimit sa më të mirë të mbetjeve urbane, shërbimit të sinjalizuesve veçanërisht në kurorën e gjelbër të Sarandës, mirëfunksionimit të senseve të rrugëve hyrëse dhe dalëse në qytetin e Sarandës gjatë gjithë sezonit e sidomos në periudha të fluksit të lëvizjes.

Shqipëria ka mundësi të artë që të jetë konkurrente e fortë në rajon në turizëm, veçanërisht me zonat potenciale turistike të saj me bukuri të veçanta natyrore, ku bën pjesë dhe Saranda.

Saranda pret një numër të madh vizitorësh nga Kosova, rajoni dhe e gjithë bota në sezonin veror.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme