Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për punonjësen E.H., e cila është lënë nën masën “Arrest shtëpie”.
Nga hetimet ka rezultuar se ajo kishte kërkuar një shumë parash nga dy shqiptarë të Kosovës të cilët kishin aplikuar për të marrë shtetësinë shqiptare. Ndërkohë sipas legjislacionit në fuqi, kjo kategori është e përjashtuar nga pagesa.
“Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për qytetaren me iniciale E.H., me detyrë punonjëse civile pranë Zyrës së Shërbimit ndaj Qytetarëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Masa e sigurimit ndaj saj është marrë pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, nisur nga informacioni i marrë nga dy shtetas shqiptarë të Kosovës, të cilët kishin aplikuar për fitimin e shtetësisë shqiptare në kategorinë “Me origjinë” dhe kishin dorëzuar dokumentacionin përkatës pranë punonjëses E.H.
Nga hetimet ka rezultuar se kjo punonjëse, duke shfrytëzuar atributet për shkak të funksionit organik i ka kërkuar dhe marrë atyre një shumë parash duke ua argumentuar si pagesë për tarifën e shërbimit, ndërkohë që sipas legjislacionit në fuqi për përfitimin e shtetësisë, kjo kategori është e përjashtuar nga pagesa”,-thuhet në njoftim./Opinion.al
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen