Google ADS

Gjen çantën me 1000 euro brenda, habit me gjestin e tij emigranti i papunë në Itali

01:15 | 18 Maj 2022
Trina Galanxhi

Paraja nuk është gjithçka dhe këtë e ka vërtetuar rasi i fundit i bërë publik nga Italia.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se një azilkërkues pakistanez në Itali gjeti një çantë të humbur në një rrugë në Firence, brenda së cilës kishte 1000 euro.

Edhe pse 30-vjeçari ishte i papunë, vendosi të shkonte në një nga komisariatet e policisë dhe ja dorëzoi personelit të rojës.

Agjentët më pas ja kthyen pronarit, një tjetër emigrant, i cili kishte humbur çantën në via Baracca.

Gjesti i ndershmërisë së 30-vjeçarit u vlerësua nga punonjësit e policisë.

“Kur pashë çantën në tokë mendova menjëherë se duhej t’ia ktheja pronarit, nuk mund të bëja ndryshe”, tha ai./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme