Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me tri vite burgim deputeten e Vetëvendosjes, Jetmire Vrenezin, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas aktakuzës, Vernezi sa ishte inspektore e ndërtimit në Komunën e Prizrenit, së bashku me Islam Thaqin, ish-drejtor i Inspektoratit, kanë rrënuar aneks-objektin e ‘Abi Çarshia’, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.
Ylli Zeka nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili ka monitoruar raste të profileve të larta thotë se për 13 vite asnjë zyrtarë i profileve të larta politike nuk ka vuajtur dënim efektiv për shkelje të ligjit.
“Në këtë periudhë gati 13-vjeçare që nga shpallja e pavarësisë, kemi pasur 298 aktakuza ndaj pjesëtarëve të subjekteve politike, qoftë këta kandidatë, deputetë, ministra. Dorëheqja në këto raste kanë qenë shumë të rralla dhe të njëjtë kanë vazhduar detyrën e tyre me aktakuza. Pra vetëm tetë persona kanë dhënë dorëheqje nga pozitat publike për shkak se ndaj tyre janë ngritur aktakuza”, tha Zeka në RTV Dukagjini.
Sipas Zekës edhe deputetja e LVV-së, Jetmire Vrenezi është njëra nga to që pavarësisht se ka vendim gjykate, ajo vazhdon detyrën.
“Kuptohet ajo është e pafajshme deri sa të merret vendimi i shkallës së dytë”.
Përfaqësuesi i IKD-së thotë se nga këto 298 aktakuza 55 prej tyre kanë qenë të profilit të lartë siç është edhe deputetja Jetmire Vrenezi.
“Mirëpo asnjëri prej këtyre profileve nuk e kanë mbajtur asnjë ditë burg efektiv. Nuk kam shpresa edhe me rastin e deputetes Vrenezi se do të vërtetohet dënimi edhe nga Apeli pasi kemi pasur dështim në hetime, ose nëse ka pasur aktakuzë të dobët që është rrëzuar qysh në shkallën e parë të gjyqësorit. Nëse ka kaluar edhe shkallën e parë ajo gjithqysh është rrëzuar në Apel”, deklaroi tutje Zeka.
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra