Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se mazhoranca pret gatishmëri nga opozita për të vijuar me procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Pas takimit me kreun e Grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj këtë pasdite, Balla tha se është vendosur që negociatat të shtyhen për nesër, teksa kërkoi emra konkretë nga ana e opozitës.
“Shpresoj që nga PD të ketë fleksibilitet dhe gatishmëri për konsensus. Opozita të vijë me propozime”, tha ai.
“Unë shpresoj të kalojmë në takime më të gjera, që t’i përfshijmë të gjithë, dëshira jonë është të përfshihen të katërta grupet parlamentare”, tha Balla.
Ndërsa kreu i Grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj, tha propozimi i emrave pa pasur rregulla në fillim, nuk e bën serioz procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Alibeaj tha se gjatë takimit kërkoi vetëm transparencë, pasi sipas tij është ilaçi më i mirë kundër pazareve. I pyetur nëse i kanë 20 firmat, Alibeaj tha se kjo mbetet për t’u parë.
“Unë kam durimin që ne t’i diskutojmë të gjitha gjërat hap pas hapi, e kuptoj që Balla do të ecë shpejt, por kushtetuta thotë që në tri raundet e para duhen me 84 vota. Ne kemi bërë propozimin tonë, rregullat, pastaj emrat. Ta kemi propozimin ne, ta ketë opozita. Më e rëndësishme është kjo, nuk duhen emra pa rregulla, është jo serioze. Nesër do të shohim cili është qëndrimi i palës tjetër. Ne e kemi bërë shërbimin tonë, presim palën tjetër”, tha ai.
23 maji do ta gjejë Kuvendin e Shqipërisë të mbledhur për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit të ri. Me të gjitha gjasat do të jetë një raund si i pari, pa kandidat./tch/
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...