Alarmi për bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës ishte alarm i rrejshëm

19:44 | 17 Maj 2022
L G

Alarmi për bombë në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina”  në Prishtinë de l të jetë i rrejshëm.

Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci tha pohuar se pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative, alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, ka thënë Borovci.

LEXO EDHE

Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së, Policia jep detaje – Arbresh.info

Të ngjashme