Konjufca nesër takon presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

18:16 | 17 Maj 2022
L G

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca nesër do ta pres në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Takimi do të mbahet në kabinetin e Kuvendit të Kosovës në ora 12:25.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Koha: 12:25.Vendi: Kabineti i kryetarit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Gjukanoviq do të takohet nesër edhe me kreun e Komunës së Prishtinës, Përpraim Rama./arbresh.info/

Të ngjashme