Google ADS

Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së, Policia jep detaje

17:45 | 17 Maj 2022
KRG

Sot, Rektorari i UP-së ka pranuar një email në gjuhën angleze, ku janë paralajmëruar për një bombë në objektin e tyre.

Në lidhje me rastin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar për arbresh.info se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes një emaili.

Ndërsa poashtu ka bërë të ditur se Policia tashmë gjendet në vendin e ngjarjes, përcjell arbresh.info.

“Rreth orës 16:00, është pranuar  informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e  Universitetit “Hasan Prishtina”  në Prishtinë.

Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën” – ka thënë Borovci. /arbresh.info/

Të ngjashme