Juventus thuhet se i ka ofruar Paul Pogba një marrëveshje trevjeçare me vlerë 7.5 milionë euro në sezon plus bonuset.
Francezi është në dispozicion si lojtar i lirë dhe do të largohet nga Manchester United në fund të kontratës së tij në qershor.
Juventusi është në kërkim të një mesfushori dhe dje u takua me përfaqësuesin e lojtarit në Torino. Sipas gazetarit Romeo Agresti të Goal.com, gjigantët e Serie A i kanë ofruar Pogbas një marrëveshje prej 7,5 milionë eurosh plus shtesa deri në vitin 2025.
#Juventus–#Pogba, l’offerta messa sul piatto dai bianconeri: €7.5M + bonus per 3 anni ???
? https://t.co/0VrQK3aOlq
?@GoalItalia— Romeo Agresti (@romeoagresti) May 17, 2022
Juventus nuk është klubi i vetëm i interesuar për 29-vjeçarin pasi PSG është gjithashtu i interesuar për francezin.
Pogba tashmë u largua nga Manchester United në vitin 2012, duke iu bashkuar Juventusit si lojtar i lirë.
Ai qëndroi në Torino për katër vjet, duke u rikthyer në Old Trafford për një marrëveshje prej 100 milionë euro në verën e 2016.
Juventus është gjithashtu në bisedime me të deleguarit e Angel Di Marias dhe është afër arritjes së një marrëveshjeje për të si lojtar i lirë.
Bianconerët i kanë ofruar Di Marias një marrëveshje 7 milionë euro në vit për një sezon, plus një opsion për një sezon të mëtejshëm në Torino. /Telegrafi/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...