Gjermania do të forcojë bashkëpunimin ushtarak me Finlandën dhe Suedinë, sipas një deklaratë të kancelarit Olaf Scholz, duke shtuar se vendi i tij do të nxisë përshpejtimin e ratifikimit për pranimin e tyre në NATO, sipas BBC.
“Ne do të intensifikojmë bashkëpunimin tonë ushtarak veçanërisht në rajonin e Detit Baltik dhe nëpërmjet stërvitjeve të përbashkëta,” tha ai.
Duke folur në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Lihtenshtajnit, kancelari gjerman tha se ka besim se Turqia do të mbështesë Finlandën dhe Suedinë që t’i bashkohen aleancës, pavarësisht kundërshtimeve të saj fillimisht.
Më herët, Scholz foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe, sipas një zëdhënësi të kancelarit ata ranë dakord për një zgjidhje diplomatike midis Ukrainës dhe Rusisë që do të kërkonte “përfundimin e menjëhershëm të armiqësive nga ana e Rusisë dhe tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina”./arbresh.info/
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...