Google ADS

Katër raste të reja me COVID-19

15:07 | 17 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Katër persona kanë rezultuar pozitiv me covid-19 në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.

Kështu e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 162 doza të vaksinës kundër Covid-19, shkruan arbresh.info.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.989 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.641 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.404 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Po ashtu Msh-ja bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.824. Në total numri i rasteve aktive është 282, njofton Msh-ja./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme