Kylian Mbappe është shumë afër që të zbulojë të ardhmen e tij, të cilën tash e disa muaj është duke e mbajtur të fshehtë nga syri i mediave.
Por, sulmuesi francez ka bërë të ditur se para se t’i bashkohet kombëtares së Francës për ndeshjet në Ligën e Kombeve, ai do të zbulojë atë.
Sipas asaj që raporton Diario AS, 23-vjeçari do të njoftoj fillimisht se po largohet nga Paris Saint-Germain, pa zbuluar klubin se ku do të shkojë.
Por, derisa lidhet me një kalim te Real Madridi, as Los Blancos nuk do të dalin me njoftim se Mbappe është prurja e tyre më e re.
Madrilenët do të presin deri më 1 korrik që një zyrtarizmi i tillë të ndodhë, atëherë edhe kur sulmuesi është i shkëputur nga kontrata me PSG-në.
Mbppe do të fitojë mbi 25 milionë euro neto te Real Madridi, me bonuset që parashikohet se do të shkojnë deri në 50 milionë euro, e me të drejtat për imazh do të jenë afro 100 milionë në sezon. /Telegrafi/
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...