Lëngu i karrotës ndihmon për disa sëmundje, por ja sa duhet të pini

12:30 | 17 Maj 2022
Trina Galanxhi

Ngjyra portokalli e ndezur e karotave vjen nga karotina, e cila është e bollshme në karota, si në asnjë ushqim tjetër.

Vitamina A, e cila përbëhet nga karotina, dhe e cila është e bollshme në karota, na siguron pigmentim më të mirë për lëkurë, flokë dhe thonjë të shëndetshëm, transmeton portal arbresh.info

Gjithashtu ndikon në rritjen e duhur, punën e mëlçisë, stomakut, zorrëve, forcon zemrën, përmirëson shikimin, rrit imunitetin e shumë të tjera.

Lëngu i karotës është një mjet i shkëlqyer natyror për pastrimin e trupit nga substancat e dëmshme (veçanërisht rekomandohet në pranverë), kundër poliartritit, osteokondrozës, dispepsisë, gastritit, Helicobacter pylori, problemeve me jashtëqitje dhe hemorroideve.

Ky lëng lehtëson lodhjen mendore të shkaktuar nga puna e tëpët intelektuale dhe stresi. Zbut lodhjen e muskujve të zemrës, rregullon metabolizmin në organizëm dhe kështu ndikon në rregullimin e peshës trupore.

Për qëllime terapeutike, lëngu i karotës duhet pirë në mëngjes para se të hani ushqim dhe në sasi të 150ml.

Duke qenë se lëngu i karotës vret bakteret në mënyrë shumë efektive, këshillohet që ta mbani në gojë për pak kohë përpara se ta gëlltisni.

Përveç kësaj, një orë nga kjo pije është e mjaftueshme për të hequr urthin. Prandaj, është shumë e sigurt që do të ishim shumë më të shëndetshëm nëse do ta nisnim ditën me këtë pije të dobishme të ngjyrë portokalli, në vend të kafesë së zezë të zakonshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme