Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në një postim në profilin e tij në Facebook ka kujtuar përvjetorin e protestave të 17 majit të vitit 2015.
“Maqedonasit, shqiptarët, serbët, romët, turqit, boshnjakët, vllehët… u bëmë së bashku, u bashkuam, sepse ne e mendonim dhe e dëshironim një shtet më të mirë, kishim arsye të panumërta për të protestuar kundër një regjimi mizor. Protestuam kundër dhunës dhe krimit që e mësuam nga bisedat e përgjuara, kundër heshtjes së fajtorëve, kundër brutalitetit të policisë dhe rrahjeve të studentëve, kundër padrejtësive që varfëruan qytetarët, kundër izolimit ndërkombëtar dhe shtetit të robëruar, kundër skenarëve të errëta dhe tentativave qëllim keqe, protestuam kundër interesave personale dhe partiake mbi interesat qytetare”, thuhet në njoftimin e Spasovskit.
Sipas ministrit, një lëvizje e tillë civile ka rikthyer dinjitetin e qytetarëve, demokracinë në vend, lirinë e medias dhe pavarësinë e gjyqësorit.
“Sot jemi dëshmitarë të një ‘bllokade aktive’ të punës së Kuvendit nga ana e opozitës OBRM-PDUKM, e cila në fakt është frenim aktiv në përmbushjen dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve, për të penguar suksesin e vazhdueshëm të LSDM-së për progresin e shtetit. Ata po mundohen të fshijnë vlerat që i kemi vendosur, të cilat na kanë ngritur në këmbë si shtet, na kanë vendosur si anëtare të NATO-s dhe na kanë afruar me BE-në”, shtoi Spasovski në njoftim e tij.
Ai thekson se edhe pse opozita paralajmëron protestë popullore, në fakt, siç thotë ai, nuk e di pse do të protestojë.
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...
Itali, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në grevë...
Bislimi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, legjitim...