Dhimbja e kokës pas një vakti paralajmëron një sëmundje të rëndë

11:35 | 17 Maj 2022
Trina Galanxhi

Dhimbjet e kokës mund të jenë pasojë e pagjumësisë, urisë, stresit, nxehtësisë dhe mund të tregojnë sëmundje shumë të rrezikshme si diabeti.

Dhimbjet e kokës pas një vakti mund të tregojnë se jeni prekur nga diabeti ose alergjia, transmeton portal arbresh.info

Kur diabeti dhe problemet e tjera në punën e pankreasit janë në sfond të kësaj simptome, atëherë ka një çrregullim në sekretimin e insulinës gjatë vakteve, shfaqet hiperglicemia ose hipoglikemia.

Sipas mjekëve të Mayo Clinic, shkak i dhimbjes së kokës pas një vakti mund të jetë edhe përbërja e ushqimit.

“Dhimbjet e kokës mund të shfaqen për shkak të reaksioneve alergjike ndaj ushqimeve të caktuara. Gjithashtu, truri mund të reagojë me dhimbje ndaj rritjes së substancave toksike në gjak, të cilat sot gjenden në sasi në rritje në ushqim”, thonë mjekët.

Përveç kësaj simptome, ka edhe shenja të tjera në dukje të padëmshme që mund të tregojnë diabetin, si dobësia në duar dhe këmbë, etja ekstreme e të tjera.

Diabeti konsiderohet një nga sëmundjet më të zakonshme në jetën modern.

Me përparimin e sëmundjes, në organet e pacientit krijohen ndryshime të pakthyeshme dhe më së shpeshti preken sistemi vaskular dhe nervor, veshkat, si dhe retina. Me kalimin e kohës, diabeti mund të dëmtojë zemrën, enët e gjakut, veshkat, sytë dhe nervat.

Këtu janë pasojat më të zakonshme të diabetit:

  • Të rriturit me diabet kanë rrezik dy deri në tre herë më të lartë që të përjetojnë sulm në zemër.
  • Në kombinim me rrjedhjen e reduktuar të gjakut dhe neuropatinë (dëmtimi i nervit), rrit gjasat për ulçera, infeksione të këmbëve dhe nevojën e mundshme për amputim.
  • Retinopatia diabetike është një shkaktar i rëndësishëm i verbërisë dhe ndodh si pasojë e akumulimit afatgjatë të dëmtimit të enëve të vogla të gjakut të retinës. Statistikisht, 2.6 për qind e numrit të përgjithshëm të të verbërve është për shkak të diabetit.
  • Diabeti është një nga shkaqet kryesore të dështimit të veshkave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme