Marina Vjollca feston ditëlindjen, Geti me urime special: Ti më bën krenar për gjërat që kemi ndërtuar së bashku

11:08 | 17 Maj 2022
A. B.

Moderatorja e njohur në ekranin shqiptar, Marina Vjollca, feston sot ditëlindjen e 32-të.

Që në orët e para, ajo ka marrë urimin më romantik të mundshëm nga bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi.

“Urime ditëlindja për gruan time të dashur dhe nënën e engjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që kemi krijuar së bashku”, ka shkruar Geti sipër një fotografie të ëmbël të Marinës me Marget.

Ndërkohë, dyshja mbesin të angazhuar edhe në karrierat e tyre profesionale, Geti në muzikë po shijon suksesin me këngën “Ani nasht” që solli në bashkëpunim me reperin Majk, ndërsa Marina si prezantuese e spektaklit të humorit “Klanifornia”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme