Studentët në Universitetin Ndërkombëtar të Singaporit kanë ndërtuar një helikopter që ata shpresojnë që do të bëhet makina e parë personale fluturuese. Aeroplani me energji elektrike është në gjendje të lëviz fillimisht lartë dhe poshtë si dhe të bëjë ulje.
Pajisja mund të kontrollohet nga një person i vetëm, por gjithashtu mund të transportojë një grup njerëzish, transmeton arbresh.info. Ky aeroplan është konstruktuar nga një grup studentësh nën rrethanat e krijuara nga FrogWorks.
Snowstorm, aeroplani i ashtuquajtur nga studentët, ka 24 motor dhe secili nga ata shpenzon 2.2 kilovat energji. Snowstorm ka gjithashtu kornizë gjashtëkëndore që është e krijuar nga alumini, pllaka me fibër karboni, dhe litar Kevlar.
Studentët kanë krijuar edhe një sistem për kontrollim nga larg që ju lejojnë atyre të ulin makinën në tokë në rast se piloti, i cili ka pozitë qendrore, humbë kontrollin. Sidoqoftë, Snowstorm është aktualisht vetëm një prototip që është në gjendje të mbajë një person prej 70kg për rreth vetëm pesë minutave./arbresh.info
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...