Hakeri që hyri në sistemin e NASA-s: Amerika ka luftanije në hapësirë

09:09 | 8 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Një britanik që ka pasur qasje në NASA dhe në dosjet ushtarake nga komoditeti i shtratit të tij ka zbuluar atë që ka gjetur në ato dosje.

Hakeri Gary McKinnon ka thënë që bazuar nga ajo që ka lexuar, ai beson që ushtria e SHBA-së mund të strehojë një  flotë të anijeve luftarake në hapësirë, transmeton arbresh.info. McKinnon hyri në sistemet e NASA-së dhe më pas përdori një program të quajtur Landsearch për të hulumtuar sistematikisht në dosjet e tyre.

“Kam përdorur një program të quajtur Landsearch, i cili kërkon të gjitha dosjet”, tha fillimisht McKinnon në një video të publikuar në YouTube, transmeton arbresh.info. “Megjithatë, unë skanoja dhe kërkoja për dokumente, ku edhe gjeta një fletë në Excel që thoshte ‘Oficerët jotokësor’. Kishte rreshta dhe emra. Po ashtu, kishte dritare për ‘transferimin e materialeve’ ndërmjet anijeve”.

“Mendoj që ata duhet të kenë gjithsesi anije në hapësirë, emrat e të cilave fillonin me U.S.S”

Pra, ai nuk arriti t’i mbajë mend emrat e ndonjë anije, dhe kur kërkoi ato në sistemin e NASA-së aty nuk kishte më pas asnjë gjurmë.

Edhe pse duket e çuditshme, por si një fans i teorive të mira konspirative pse SHBA tentoi të ekstradojë atë për dhjetë vite?/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme