Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka deklaruar se nuk ka më kuptim që liderët botërorë të flasin me Vladimir Putinin.
“Mendoj se ne kur e thërrasim atë vazhdimisht, ai nuk e merr mesazhin e plotë që është i izoluar. Pra, nëse duam që ai ta marrë këtë mesazh, atëherë duhet të ndalojmë telefonatat me të”, tha ajo, shkruan LRT, transmeton portal arbresh.info
“Ai ndjen se është në qendër të vëmendjes sepse të gjithë duan të flasin me të. Por çfarë nxjerrim nga kjo? Unë nuk shoh ndonjë rezultat, sepse pas gjithë këtyre bisedimeve, ndodhi Bucha, ndodhi Irpin”, shtoi ajo.
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, janë përpjekur që të negociojnë një zgjidhje mbi konfliktin në Ukrainë.
E pyetur nëse do të kishte kuptim që të “mbaheshin hapur kanalet diplomatike”, Kallas tha për EurActiv në një intervistë ekskluzive se ajo personalisht nuk sheh “asnjë arsye për të folur me të”.
Gjatë muajve të fundit, Franca dhe Gjermania janë përballur me kritika të shtuara se janë përgjegjëse për një proces të dështuar paqeje të Minskut, i cili ka kërkuar të ndalojë luftën në lindje të Ukrainës që filloi kur separatistët e mbështetur nga Rusia pushtuan Gadishullin e Krimesë pas aneksimit të Rusisë në vitin 2014.
E pyetur se si të shmanget një skenar “Minsk III”, Kallas tha se “paqja nuk mund të jetë qëllimi përfundimtar” i negociatave të ardhshme të paqes pas përfundimit të luftës.
E pyetur nëse beson se Putini mund të mbahet personalisht përgjegjës për krimet e luftës, Kallas tha se Europa duhet “të bëjë gjithçka për të vazhduar dhe ndjekur penalisht krimet”./arbresh.info/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...