Është e rrallë të shohësh dy partitë më të mëdha të Suedisë të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi, dhe në një marrëveshje të tillë, veçanërisht vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
Por kryeministrja Magdalena Andersson dhe Ulf Kristersson, lideri i partisë më të madhe opozitare, të qendrës së djathtë, donin qartë të dërgonin një mesazh se Suedia është e bashkuar kur bëhet fjalë për aplikimin e saj në NATO.
Andersson sugjeroi se ishte fundi i një epoke për vendin e saj dhe tha se ishte e bindur që publiku suedez e mbështeste vendimin, raporton BBC, përcjell abcnews.al.
Kristersson argumentoi se nuk ishte kohë për politikën e partisë, por nuk mundi të përmbajë entuziazmin e tij që partia e tij ka nxitur këtë politikë për dy dekada dhe më në fund po realizohet.
Konferenca e tyre për shtyp pasoi një debat të posaçëm tre-orësh në parlamentin suedez më herët të hënën. Në Parlament nuk pati votim, por ky ishte një shans i rëndësishëm për partitë opozitare për të shprehur pikëpamjet e tyre përpara vendimit përfundimtar të qeverisë për anëtarësimin në NATO.
Megjithëse shumica ofruan mbështetje të fortë për vendimin, partia e majtë dhe të gjelbërit janë kundër aplikimit. /abcnews.al
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...