Për tre muaj, Trusti humb 60.5 milionë euro nga investimet

15:16 | 16 Maj 2022
arbresh.info

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka filluar ta ndjejë krizën e tregjeve ndërkombëtare financiare pas luftës në Ukrainë, duke humbur miliona euro në investimet e tij jashtë vendit.

Gjithsej 60 milionë euro është shuma që Trusti ka humbur në periudhën janar-mars 2022, thuhet në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Sipas një arsyetimi të mëhershëm të zyrtarëve të Trustit, kjo po ndodh për shkakun se shumica e investimeve të Trustit janë të alokuara në tregjet e Evropës dhe ato të SHBA-ve, tregje këto që janë ndikuar nga vënia e sanksioneve nga të gjitha vendet ndaj institucioneve financiare ruse./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme