Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi, priti në takim Atashejen e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Kimberly Riffe, me të cilën diskutuan lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes të dyja institucioneve.
Gashi e njoftoi Atashejen, Riffe, për planet dhe të arriturat e SHKK-së, po ashtu e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po i jep Shërbimit Korrektues të Kosovës përmes ICITAP.
Gjatë takimit, Riffe, tha se ICITAP do të vazhdoi ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit.
Ambasada Amerikane, specifikisht ICITAP dhe INL përmes donacioneve dhe trajnimeve të ndryshme ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, me synim ndërtimin e një sistemi të vetqëndrueshëm, të sigurt dhe të pavarur./arbresh.info/
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...