Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se edicionin 2022/23 do të fillojë më 23 gusht.
Derisa ka mbetur edhe një xhiro nga ky sezon, me Ballkanin që është shpallur kampion, shtëpia e futbollit kosovar tashmë ka filluar përgatitjet për edicionin e ri.
Përmes një komunikate për media, ka njoftuar se kur fillon edicioni i ri, ndërsa ka bërë të ditur edhe datën për Ligën e Parë:
Edicioni i ri i garave 2022/23 në futbollin e Kosovës do të nisë në fundjavën e dytë të muajit gusht. BKT Superliga garat do t’i fillojë më 13 gusht, derisa Liga e Parë më 20 gusht.
Siç dihet sivjet Kupa e Botës për herë të parë në histori të futbollit do të zhvillohet në periudhën 21 nëntor – 18 dhjetor, prandaj edhe kalendari i garave në të gjitha ligat do t’i përshtatet këtij formati.
Ndërkohë, deri në përmbyllje të edicionit aktual kanë mbetur të zhvillohen ndeshjet e javës së 36-të (të fundit) në BKT Superligë, barazhi i Ligës së Parë, barazhi për Superligë dhe finalja e Kupës së Kosovës./arbresh.info/
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...
Kumbaro ndan pamje nga Tepelena e hijeshuar për Festa Kombët...