Këshilltari për shëndetësi i presidentit amerikan Joe Biden, Dr. Anthony Fauci qeshi dhe tha “jo” kur u pyet nëse do të qëndronte në postin e tij si këshilltar kryesor mjekësor në Shtëpinë e Bardhë nëse ish-presidenti Donald Trump do të fitonte zgjedhjet e vitit 2024.
“Nëse shikoni se çfarë ishte përgjigja gjatë administratës, unë mendoj, ju e dini, në rastin më të mirë, mund të thoni se nuk ishte optimale. Dhe mendoj se historia do të flasë vetë për këtë”, ka thënë Fauci të dielën në mbrëmje, shkruan Sky News.
Fauci ka shërbyer si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga vitet 1980 dhe u bë fytyra e luftës së qeverisë federale kundër coronavirusit në fillim të vitit 2020.
Kujtojmë se ish-presidenti Trump u përplas shpesh me Faucin gjatë vitit të parë të pandemisë për hidroksilklorinën, testimin, rihapjen e bizneseve, kufizimin e udhëtimeve nga Kina dhe disa çështje të tjera.
Përndryshe, Trump nuk është zotuar se do të kandidojë në vitin 2024./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...