Google ADS

Djali nga Vitia ia vjedh stolitë dhe rrah nënën e tij

09:21 | 16 Maj 2022
A. B.

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Viti.

I riu ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe ia ka vjedhur stolitë e arit, shkruan arbresh.info

Sipas raportit 24 orësh të policisë, kjo ka ndodhur për shkak se i dyshuari është përdorues i narkotikëve dhe lidhur me këtë policia ia ka gjetur edhe një cigare të mbështjellur që dyshohet të jetë kanabis.

Viti 15.05.2022-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së tij dhe anëtarëve tjerë të familjes, Sipas viktimës, i dyshuari-djali i saj ka filluar që t’ia vjedhë edhe stolit e arit, pasi që është edhe përdorues i narkotikëve. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa te i dyshuari njësitet policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një cigare të mbështjellë e cila dyshohet të jetë kanabis-sativa. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit (në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të QPS-së) është dërguar në mbajtje, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme