Tre shokë rrahin pesë të rinj, një person theret me thikë

09:20 | 16 Maj 2022
arbresh.info

Një person është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës shkaku i lëndimeve të marra gjatë një përleshjeje.

Në rrahjen ku u ther me thikë u përfshinë tetë persona, raporton Policia e Kosovës.

RAPORTI:

VRASJE NË  TENTATIVË

Rr. Abdullah Tahiri, Gjilan 15.05.2022-21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku edhe me disa (tre) shokë, dyshohet për shkak se kishin pas mosmarrëveshje e përleshje më herët (gjatë ditës), kanë sulmuar fizikisht një grup (5) të rinjsh, dhe për pasojë njëri prej tyre-viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë-thikë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore kanë gjetur e konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme