Besa Famgas është fituese e Kupës së Kosovës në hendboll për edicionin 2021/2022. Të dielën pasdite në finalen e luajtur në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Besa Famgas e mposhti Kastriotin me rezultat 30:24.
Për Besën është mbyllje e suksesshme e një edicion shumë të suksesshëm. Skuadra pejane i ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat, ndërsa në fund e fitoi titullin e kampionit. Edhe për Kupë, Besa ishte e pakonkurrencë.
Kastrioti i ka bërë rezistencë pejanëve, sidomos në pjesën e parë. Pas 30 minutave lojë, shifrat ishin 16:12 në të mirë të Besës. Ndërkohë në pjesën e dytë Besa ka mbajtur epërsinë bindëse duke shkuar sigurt drejt fitores.
Egzon Gjuka ishte më efikasi te Besa. Ai realizoi 8 gola. Gjuka u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes e po ashtu lojtari më i mirë i “Final Four”. Ndërkohë më i miri i ndeshjes te Kastrioti u shpall portieri Dardan Dugolli.
6 gola për Besën i shënoi Victor Alonso. Guilherme Da Silva ishte më efikasi te Kastrioti me 6 gola. 4 i realizoi Arben Dugolli.
Besa Famgas për herë të 14-të e ka fituar Kupën e Kosovës.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...