Zgjedhje në VV, në mungesë të Kurtit, Bislimi drejton një mbledhje partiake

21:54 | 15 Maj 2022
A. B.

Në mungesë të kryetarit Albin Kurti, i cili ndodhet në vizitë në SHBA, VV mbajti mbledhje partiake ku u fol për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në subjekt. Mbledhjen e udhëhoqi nënkryetari, Besnik Bislimi.

Kështu u bë e ditur nga ana e VV-së me anë të një njoftimi.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot mbledhje me koordinatorë të qendrave të saj në të cilën morën pjesë Zv.Kryeministri dhe Nënkryetari i parë i LV-së Besnik Bislimi, Sekretarja Organizative Vlora Haxhimehmedi, Koordinatori i Qendrave Valon Hoti dhe Sekretari për Media dhe Komunikim Arlind Manxhuka.”, thuhet aty.

Tutje thuhet se Bislmi i njoftoi koordinatorët dhe sekretaren organizative për punët e qeverisë dhe për iniciativën për aplikim në KE. Ndërsa për zgjedhjet e brendshme u bë thirrje anëtarëve që të marrin pjesë aktivisht në proces.

“Zv.Kryeministri Bislimi duke folur për situatën politikë sqaroi para përfaqësuesve të qendrave punët aktuale që po bën Qeveria në aspektin ekonomik dhe politik duke theksuar iniciativën e fundit të aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai po ashtu njoftoi edhe për punët e reformat ligjore që po bëhen në ministritë tjera në dritën e zotimeve të LV-së dhe programit qeveritar”

“Në pjesën e dytë mbledhja vazhdoi me diskutime sa i përket zgjedhjeve të brendshme dhe dinamikat në drejtim të proceseve zgjedhore që aktualisht po mbahen në nivel pikash gjithandej Kosovës. Qendrat tona do të kenë edhe angazhim të shtuar edhe përfshirje më të madhe të anëtarësisë me synim forcimin e organizatës dhe respektimin e demokracisë së brendshme. Lëvizja VETËVENDOSJE! fton anëtarësinë e saj gjithandej nëpër komunat e Kosovës, por edhe në mërgatë, të bashkohen në procesin e brendshëm zgjedhor, të zgjedhin e të zgjidhen, prej nga do të dalin struktura të reja e legjitime dhe një organizatë me energji të re për sfidat që kemi përpara”, përfundon njoftimi./arbresh.info/

Të ngjashme