Ulpiana nuk tregon mëshirë për Feronikelin në duelin e tetë golave

17:19 | 15 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Ulpiana tashmë e rënë në Ligën e Parë ka mposhtur me rezultat të thellë Feronikelin që po ashtu i bashkangjitet në nivelin më poshtë në kuadër të javës së 35-të në BKT Superligën e Kosovës me rezultat 6-2.

Pas vetëm gjashtë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Trimor Selimit, për 1-0, i cili realizoi edhe të dytin pas vetëm gjashtë minutash lojë.

Për golin e tretë dhe të katërt u përkujdesën Iran Junior dhe Ermir Rezin, që shënuan në minutën e 25-të, respektivisht 30-të.

Mirëpo Nikli nuk u dorëzua në minutat në vazhdim dhe realizoi dy gola për pestë minuta (35’, 40’), për rezultatin 4-2.

Mirëpo, në 45 minutat e dytë, Ulpiana realizoi edhe dy gola të tjerë.

Ishte minuta e 60-të e takimit, kur vendasit shënuan për 5-2, derisa Egzon Qerimi realizoi për 6-2 në minutën e 90-të.

Ulpiana ka grumbulluar 27-të pikë pas 35 javësh, ndërsa Feronikeli ka 12 sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme