Ofensiva e forcave ruse në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës, “ka humbur momentumin dhe ka mbetur ndjeshëm prapa planit të paraparë”, tha inteligjenca ushtarake britanike më 15 maj.
Rusia me gjasë tani ka humbur një të tretën e forcave luftarake tokësore që kishte vendosur në shkurt në Ukrainë, tha Ministria britanike e Mbrojtjes, në njoftimin ditor për luftën në Ukrainë.
Pasi dështoi që të marrë kontrollin e Kievit pas nisjes së pushtimit më 24 shkurt, Rusia përqendroi ofensivën e saj në Donbas, që përbëhet nga dy rajone: Donjeck dhe Luhansk.
Britania tha se pavarësisht disa përparimeve fillestare në shkallë të vogël, Rusia ka dështuar që të marrë territor të konsiderueshëm në Donbas.
Forcat ruse gjithnjë e më shumë po kufizohen për shkak të aftësive të degraduara, moralit të ulët dhe efektivitetit të reduktuar luftarak, tha Ministria britanike e Mbrojtjes.
“Shumica e këtyre aftësive nuk mund të zëvendësohen apo rindërtohen shpejt dhe kjo ka të ngjarë që të vazhdojë të pengojë operacionet ruse në Ukrainë”, tha Britania.
Ministria po ashtu parashikoi se bazuar në kushtet aktuale, Rusia nuk ka të ngjarë që të përshpejtojë në mënyrë dramatike përparimin e saj gjatë 30 ditëve të ardhshme./REL/
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...