Google ADS

Gjermania: Rusia duhet të marrë përgjegjësinë për luftën në Ukrainë

09:41 | 15 Maj 2022
KRG

Rusia duhet të marrë përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara nga lufta e saj në Ukrainë, tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock pas takimit të ministrave të jashtëm të G7 në Berlin të shtunën, sipas CNN.

“Rusia duhet të mbajë përgjegjësinë për dëmet masive, i cili shkon paralelisht me këtë luftë,” tha Baerbock, duke shtuar se “Rusia është e vetmja përgjegjëse, jo vetëm për këtë luftë, e cila është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, por edhe për të gjithë dëmin masiv, i cili ka rezultuar masiv edhe në Rusi”.

Baerbock shpjegoi se kuadri ligjor i Europës e bëri më të vështirë përdorimin e aseteve të sekuestruara.

“Qasja në paratë e ngrira nuk është e thjeshtë,” tha Baerbock.

“Kur sanksionojmë individët, ne duhet të japim shpjegime për ta, në mënyrë që ato të jenë të vlefshme edhe para Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Ne po mbrojmë të drejtën ndërkombëtare”, tha ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme