Sipas ekspertëve boronicat janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ruajnë shëndetin dhe mbrojnë nga efektet negative të oksidimit dhe radikalëve të lirë.
Pa dyshim boronicat preferohen nga një numër i madh njerëzish dhe shpesh ato etikohen si një super ushqim, transmeton portal arbresh.info
Këtu janë katër arsyet pse ky frut duhet të jetë pjesë e menusë tuaj të përditshme.
Forcon eshtrat
Boronicat janë të pasura me kalcium, hekur, magnez, mangan, zink dhe fosfor, të cilat janë çelësi për kocka të shëndetshme.
Kujdesi për lëkurë
Anthocyanina ndihmon boronica të luftojë dëmtimin oksidativ të ADN-së, ndërsa bollëku i vitaminës C është një faktor kryesor në ndërtimin e kolagjenit. Prandaj, konsumimi i rregullt mund të ndihmojë në reduktimin e shenjave të plakjes, rrudhave, njollave të moshës dhe akneve.
Ul kolesterolin e keq
Studime të shumta thonë se fibrat dhe antioksidantët mund të ndihmojnë në shpërbërjen e kolesterolit të keq. Studimet tregojnë se konsumimi i përditshëm i boronicave ndihmon në përmirësimin e presionit të gjakut dhe ngurtësimit arterial tek gratë.
Mbron zemrën
Boronicat përbëhen nga polifenole që kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, dhe mund të kontribuojnë në shëndetin e zemrës dhe të reduktojnë problemet e tjera të zemrës. Ata gjithashtu mund të rregullojnë presionin e gjakut./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...