Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u takua me senatorët amerikanë të shtunën dhe bëri thirrje që Rusia të njihet zyrtarisht si një “shtet terrorist”, tha ai në fjalimin e tij të natës.
“Kam zhvilluar bisedime sot me një delegacion senatorësh amerikanë të kryesuar nga udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitchell McConnell në Kiev. Unë besoj se kjo vizitë tregon edhe një herë forcën e mbështetjes dypartiake për shtetin tonë, forcën e lidhjeve midis kombeve ukrainase dhe amerikane.”, tha ai, shkruan CNN.
Diskutimet për mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe shtrëngimin e sanksioneve ndaj Rusisë u zhvilluan gjithashtu gjatë takimit, sipas Zelenskyt.
“Unë shpreha mirënjohjen për vendimin historik për të rinovuar programin e qirasë së huasë. Kam bërë thirrje për njohjen zyrtare të Rusisë si një shtet terrorist”, tha Zelensky./21media/
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...