Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah është lojtari më i mirë në botë për pozicionin e tij.
Salah e bëri këtë pretendim vetë këtë javë.
Trajneri i Los Blancos, Ancelotti nuk ka asnjë shqetësim që të quajë Salah-un anësorin më të mirë në botë – por nuk do ta zgjasë këtë nder për të qenë lojtari më i mirë në përgjithësi.
“Salah ka thënë se në pozicionin e tij ai është më i miri në botë dhe mendoj se ka të drejtë”, u tha Ancelotti gazetarëve.
“Jam dakord me të. Në pozicionin e tij, po, ai është më i miri në botë”, përfundoi tekniku italian./Arbresh.info
Sulmi izraelit vret 18 njerëz në veri të Libanit, larg basti...
Bisedat Mihaili-Krasniqi reagon Çitaku: Ky publikim, konfirm...
Haradinaj takohet me Mulhall, ish-oficerin e Forcave Ajrore ...
Foda për Jasharin: Ka pasur paraqitje të mira, ka një dinami...
“Pak a shumë e vërtetë”/ Biseda ku Nagip Krasniqi ia konfirm...
Hoti: Kurti dhe vartësit e tij, për katër vite kanë ikur nga...