Danimarka tashmë ka arritur një marrëveshje me Kosovën, për vendosjen e të burgosurve të saj në hapësirat e burgjeve të Kosovës.
Ky është bërë shkas që media gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ta botojë një artikull.
Gazeta shkruan se mijëra qeli burgu janë të zbrazura në shtetin e vogël të Kosovës. Megjithëse duket si një marrëveshje biznesi, gazeta gjermane shkruan që Prishtina thekson që nuk ka qëllim ta shndërrojë në model biznesi dhënien me qira të qelive të burgut.
FAZ shkruan se të huajt që do të dënohen me burg në Danimarkë, për të vuajtur dënimet e tyre, në të ardhmen do të dërgohen në burgjet kosovare, si rezultat i një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe shtetit danez në fund të prillit.
Ministri paraprak i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Hækkerup, i cili së fundmi ka lënë politikën për një vend pune në botën e biznesit, e ka përshkruar marrëveshjen si novatore, që do të mundësojë lirimin e hapësirave në burgjet daneze.
Konkretisht në Kosovë do vijnë të huajt danezë, të cilët pas kryerjes së dënimit duhet të dëbohen drejt vendeve të origjinës.
“E ardhmja juaj nuk është në Danimarkë, prandaj këtu nuk duhet të kryeni as burgun”, kishte thënë ish ministri danez, Nick Hækkerup.
Danimarka kohëve të fundit ka shtuar retorikën anti-emigracion.
Siç bën me dije media gjermane, gjatë marrëveshjes mes Kopenhagës dhe Prishtinës, ka pasur diskutime të gjata dhe në fund është arritur që marrëveshja të vlejë për pesë vite, me një opsion për t’u zgjatur edhe pesë vite të tjera.
Pas përfundimit, Kosova do përfitojë 210 milionë euro nga Danimarka, ku pjesa më e madhe do investohet në projektet për ndërtimin e energjisë së ripërtëritshme. Me fjalë të tjera, biznesi i lartpërmendur thotë: të burgosur në këmbim të rrymës solare./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...