Liverpooli është fitues i Kupës FA për edicionin 2021/22, pasi ka arritur të mposht Chelsean në finalen e madhe pas penalltive të ekzekutuara (6-5), pasi loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen me rezultat të barabartë 0-0.
Ekipi i Jurgen Klopp ka fituar edhe trofeun e dytë të sezonit, pasi ka fituar ndaj Chelseat në finalen e madhe të zhvilluar në Wembley.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë Liverpoolit, i cili pati diçka më shumë nga loja, por Chelsea pati diçka më shumë nga rastet.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga Luis Diaz (9’) për Reds dhe Christian Pulisic (17’, 24’), Marcos Alonso (28’) dhe Romelu Lukaku (45+), portat mbeten të paprekura.
Pjesa e dytë ishte thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan më shumë, por pa arritur ta tundin rrjetën.
Blutë provuan me Pulisic (47’, 68) dhe Alonso (49’), ndërsa Reds tentuan me anë të Andrew Robertson (51’, 85’), Luis Diaz (52’, 83’) dhe Diogo Jota (61’), por pa sukses dhe ndeshja e rregullt u mbyll baras 0-0.
Kështu, pas 90 minuta lojë, ndeshja finale mes dy klubeve të mëdha angleze shkoi në vazhdime për ta përcaktuar fituesin.
Megjithatë, fituesi nuk u gjet pas 15 minutave të parë, pasi skuadrat ishin të lodhura dhe nuk arritën të krijojnë shumë apo të rrezikojnë.
As pjesa e dytë e vazhdimeve nuk prodhoi diçka për të veçuar përveç zëvendësimeve dhe fituesi i desh të përcaktohej nga ekzekutimi i penalltive.
Në penallti, më të saktë ishin lojtarët e Liverpoolit, të cilët arritën të fitojnë me rezultat 6-5 dhe kështu ta fitojnë trofeun e FA Cup për edicionin 2021/22.
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...