Vendet e G7 i bënë sot thirrje Rusisë që t’i japë fund luftës së saj kundër Ukrainës dhe premtuan mbështetje të fortë për Kievin, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne jemi këmbëngulës në mbështetjen tonë për Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit të pajustifikuar, të paprovokuar dhe të paligjshëm nga Rusia, dhe ne përsërisim thirrjen tonë të vazhdueshme që Rusia t’i japë fund luftës që filloi dhe t’i japë fund vuajtjeve dhe humbjeve të jetëve”, thuhet në deklaratën e vendeve të G7.
Franca, Kanadaja, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja kanë dënuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës, e cila sipas tyre ka shkaktuar një nga krizat më të këqija të ushqimit dhe energjisë në historinë e fundit.
“Sa i përket krizës aktuale, G7 është e përkushtuar ndaj mbështetjes afatshkurtër dhe afatgjatë për Ukrainën. Ne jemi të vendosur të përshpejtojmë një përgjigje të koordinuar shumëpalëshe për të ruajtur sigurinë globale të ushqimit dhe të qëndrojmë pranë partnerëve tanë më të cenueshëm në këtë drejtim”, thuhet në deklaratë.
Ata theksuan rëndësinë e garantimit të sigurisë energjetike duke përshpejtuar tranzicionin energjetik, duke premtuar se do të promovojnë energjinë e pastër dhe do të investojnë më shumë në projektet e LNG-së për të reduktuar varësinë nga Rusia.
“Në këtë kontekst, ne e njohim rëndësinë e përshpejtimit të investimeve në projektet e zhvillimit, përfshirë projektet e LNG-së, dhe promovimin e përdorimit të energjisë së pastër për të reduktuar varësinë tonë nga energjia e Rusisë”, thuhet në deklaratë.
Më tej në deklaratën e G7 thuhet se nuk do të tolerohen politikat secesioniste të Republikës Sërpska, një entitet në Bosnjë e Hercegovinë dhe shprehet shqetësimi për thellimin e krizës politike në vend.
“Ne nuk do të tolerojmë politikën secesioniste të RS, e cila kërcënon të ardhmen dhe stabilitetin e Bosnjë e Hercegovinës në rajon”, thanë ministrat e Jashtëm të G7 në një deklaratë të përbashkët.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’