Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mirëpriti në Kiev delegacionin e Senatit Amerikan të kryesuar nga udhëheqësi i pakicës, Mitch McConnell, shkruan CNN.
“Vizita është një sinjal i fortë i mbështetjes dypartiake për Ukrainën nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan. Faleminderit që po na ndihmoni jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vlerat dhe liritë demokratike. Ne e vlerësojmë vërtet këtë,” tha presidenti ukrainas në një postim në rrjetet sociale.
Senatorët republikanë Susan Collins nga Maine, John Barrasso nga Wyoming dhe John Cornyn nga Teksasi mbërritën në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn.
Ende nuk dihet nëse takimi u zhvillua të shtunën dhe nëse delegacioni është ende në Kiev./abcnews.al/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...