Federata e Notit e Kosovës reagon pasi u suspendua nga BE i KOK-ut
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës e kishte suspenduar Federatën e Notit të Kosovës.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Federata e Notit, e cila ka thënë se kanë pasur kohë një muaj për të bërë ankesë në KAS në Llozanë, në gjykatat kompetente në Kosovë, ose për të kërkuar interpretim të vendimit nga KAS.
Ky është reagimi i plotë i Federatës së Notit të Kosovës, pa ndërhyrje:
Të nderuar,
Më datën 10.05.2022 në adresën e Federatës së Notit të Kosovës kemi pranuar një letër informuese me të cilën BE i KOK merr vendimi për suspendimin e Federatës së Notit të Kosovës nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Më poshtë gjeni sqarimet dhe reagimin e FNK deri te marrja e këtij Vendimi nga BE i KOK.
Pas pranimit të Vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv të KAS, me të cilën i kërkohet FNK-së që ti pranoj 6 klubet e notit që kanë bërë ankesë në federatë, ne kemi pasur 30 ditë kohë për të bërë ankesë në KAS në Llozanë, në gjykatat kompetente në Kosovë, ose për të kërkuar interpretim të vendimit nga KAS. Bazuar në Rregulloren për procedurat e zgjidhjes së konflikteve përmes KAS, brenda 30 dite FNK ka shfrytëzuar të drejtën e sajë ligjore dhe ka kërkuar nga KAS interpretim të pjesshëm të Vendimit të GJAS, për të sqaruar procedurat e implementimit të vendimit të kësaj gjykate. Provë (bashkëngjitur e gjeni kërkesën e FNK për interpretim dhe sqarim të pjesshëm të Vendimit të GJAS).
Më pas FNK ka pranuar përgjigjen e Kryetarit të KAS, z. Eroll Salihu, me të cilën shkresë ka interpretuar dhe sqaruar pjesërisht vendimin e GJAS, duke na treguar procedurën se si të veproj FNK për implementimin e këtij vendimi. Provë (Interpretimi i vendimit të GJAS nga Eroll Salihut Kryetar i KAS).
Pas këtij interpretimi të KAS, FNK i kthen përgjigje KAS-it, ku me këtë rast FNK e pranon vendimin e KAS dhe merr përgjegjësinë për implementim të vendimit, për pranimin e klubeve në FNK bazuar në sqarimet e bëra nga KAS. (Të bashkëngjitur gjeni letrën e FNK me të cilën e pranon vendimin e KAS)
Për çudinë tonë vetëm një ditë pas letrës së dërguar KAS-it, nga Federata e Notit të Kosovës me të cilin u pranua të implementohet Vendimi i GJAS, Bordi Ekzekutiv i KOK merr Vendim për ta suspenduar Federatën e Notit të Kosovës nga Komiteti Olimpik i Kosovë. (Gjeni njoftimin e BE të KOK për suspendimin e FNK).
Ky është skandali i radhës nga BE i KOK, i cili nuk ndalet duke ndërhyrë direkt në punët e brendshme, si dhe autonominë e Federatës së Notit të Kosovës. Kjo dëshmohet edhe me letrën e BE të KOK ku këta në vend se të flasin rreth Vendimit të GJAS këta kërkojnë që
FNK ta njoh kuvendin e federatës si organi më i lartë i federatës, si dhe të definohet statuti i federatës. Këto të dyja janë të rregulluara shumë çartë me Statut të FNK. Por këto janë dëshmitë se BE i KOK bazohet vetëm në fjalët e rrugëve, e jo në dokumentet zyrtare të FNK.
FNK pranoi me shqetësim këtë vendim të BE të KOK dhe menjëherë më datën 11.05.2022 ka thirrur mbledhjen e Bordit të Federatës së Notit me te vetmen pikë të rendit të Ditës Shqyrtimi i Vendimit për Suspendim të FNK nga BE i KOK.
Bordi i Federatës së Notit duke u bazuar në vendimin e BE të KOK mendon se një vendim i tillë bie ndesh me Statutin e KOK dhe atë të FNK-së, dhe i njëjti vendim ka për qellim që të ndërhyje në punët e brendshme të FNK-së, ta prish një Federatë e cila është zhvilluar më shumë mundë të madh dhe njëkohësisht të ndërhyje në autonominë dhe prishjen e imazhit të Federatës.
Të nderuar lufta e nisur nga z. Ismet Krasniqi para zgjedhjeve të KOK-ut, ku kishte ndërhyrje në zgjedhjet që u mbajtën në Federatat sportive në vitin 2020-21, po vazhdon edhe sot pa asnjë arsye, andaj vendimet arbitrare te këtij lloji tregojnë më së miri për udhëheqjen të cilën po e aplikojnë në raport me Federatat te cilat nuk ju nënshtrohen presioneve, të cilat e dëmtojnë sportin në përgjithësi, e në këtë raste dëshirojnë të dëmtojnë Sportin e Notit të Kosovës.
BE i FNK-së është i vendosur që të mbroj Statutin dhe rregulloret në fuqi të Federatës së Notit, federatës Evropiane dhe Asaj Botërore edhe përkundër shantazheve të njëpasnjëshme nga ana e BE të KOK dhe Ismet Krasniqit.
Të nderuar pa marr parasysh vendimin skandaloz nga ana e BE të KOK në raport më një Sport që në kushte shumë të vështira ka zhvilluar aktivitetet e tij dhe ne vend se BE i KOK të ndihmoj sportin dhe sportistët e Kosovës ashtu siç e parasheh Karta Olimpike, te njëjtit për interesa personale vendosin ti largojnë qindra e mijëra fëmijë (notues) nga Lëvizja Olimpike e Kosdovës, kjo të nderuar nuk don koment.
Ne nuk mund të besojmë se BE i KOK thirret në Kartën OLIMPIKE dhe vepron në kundërshtim më të por, ndoshta personat më interesa te ngushta e bëjnë një gjë të tillë.
Andaj bazuar në atë që u tha më lartë:
1. BE i Federatës së Notit të Kosovës i bën thirrje BE të KOK, që të rishikoj Vendimin e marrë kundërligjshëm, pasi që FNK ka pranuar vendimin e GJAS;
2. Nëse BE ende mendojnë se një vendim i tillë është i ligjshëm dhe i drejtë, kërkojmë që menjëherë të thërrasin Kuvendin e KOK, për një vendim final për të suspenduar FNK, pasi që në bazë të STATUTIT të KOK një vendim përfundimtar mund ta merr vetëm Kuvendi i KOK.
3. FNK kërkon nga BE i KOK që të ndal menjëherë ndërhyrjen në punët e brendshme dhe autonominë që ka FNK;
4. FNK për këto veprime të BE të KOK do të njoftoj menjëherë Federatën Botërore të Notit dhe Federatën Evropiane të Notit dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar;
Te nderuar pushteti nuk do të thotë shtypje e të tjerëve që kanë mendime të ndryshme nga ju, andaj suspendimet e këtij lloji na kujtojnë kohë jo të mira!!!!/arbresh.info/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...