Kjo është hera e parë në historinë e saj që ndodh një gjë e tillë dhe ndikim kanë pasur disa faktorë. Humbjet e mëdha për 2021, shpenzimet e shtuara ndaj bankës për pagesat e personelit, për punimet e Hotel Dajtit, pronë e blerë nga banka që do të përdoret për vendosjen e zyrave të saj etj.
Sipas pasqyrave financiare, humbja për vitin 2021 rezulton 15.8 milion euro. Një tjetër goditje në shpenzimet e bankës ka ardhur nga normat negative të interesit që paguan pranë Bankës Qendrore Europiane për rezervën valutore.
Në total banka ka paguar 10 milion euro për mbajtjen e 4.8 miliard euro rezervë. Rritje shpenzimesh ka edhe për pagesat e personelit të cilat janë rritur me 500 mijë euro vitin e fundit dhe me 1.2 milion prej vitit 2013. Kjo rritje ka ardhur për shkak të shtimit të punonjësve.
Në total banka mban të ngrira 25 milion euro koletaral për kreditë e dhëna punonjësve, ku vetëm vitin e fundit kredia e disbursuar ishte 1.5 milion euro./abcnews.al/
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...