Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës së Qyshkut, Zahaqit, Llabjanit dhe Pavlanit në të cilën forcat e regjimit gjenocidal serb vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.
“Synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik i kësaj pjese dhe shfarosja e popullit shqiptar. Secili nga këta të vrarë është pjesë e historisë së Kosovës, e përpjekjes për liri dhe shtet. Sikurse në shumë masakra të tjera edhe në këtë rast drejtësia po vonohet. Vendosja e drejtësisë jo vetëm për këtë rast, por për të gjitha masakrat që u kryen në Kosovë është përkushtim i yni i vazhdueshëm sepse paqja afatgjatë është e mundur vetëm atëherë kur ka drejtësi”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...