Abazoviq shkon në portin e Tivarit, ku u konfiskuan cigare me vlerë dhjetëra miliona euro

13:49 | 14 Maj 2022
L G

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka vizituar portin e Tivarit ku janë konfiskuar rreth 145 mijë pako cigare të magazinuara me vlerë dhjetëra milionë euro.

Sipas mediumit malazez “Vijesti”, Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave nuk e ka zgjatur afatin për deponimin e produkteve të duhanit në Zonën e Lirë Doganore dhe drejtori i këtij institucioni, Rade Millosheviq, ka urdhëruar konfiskimin e tyre.

Abazoviq transmetoi vizitën e tij drejtpërdrejtë në Facebook, duke thënë në mbishkrim se do t’i japin fund kontrabandës së cigareve.

Të ngjashme