Forcat izraelite kanë sulmuar palestinezët që po e përcillnin arkivolin e gazetares palestineze amerikane, Shireen Abu Aqleh, që u vra këtë javë nga ushtria izraelite.
Policia izraelite shkelmoi dhe goditi njerëzit me shkopinj, duke bërë që ata që mbanin arkivolin e saj të humbin ekuilibrin, me arkivolin që ra në tokë.
Flamujt palestinezë, të cilët rrallë shihen, u valëvitën hapur nga shumë prej mijëra njerëzve që iu bashkuan funeralit në Jerusalemin Lindor të premten, për reporteren e Al Jazeera, Shireen Abu Aqleh. Të pranishmit kënduan himnin kombëtar palestinez dhe brohoritën “Palestinë! Palestinë!”.
Policia izraelite tha se pjesëmarrësit po “prishnin rendin publik”.
BE tha se ishte e tmerruar nga forca “e panevojshme” e përdorur nga policia izraelite, ndërsa Shtëpia e Bardhë i përshkroi pamjet si “thellësisht shqetësuese”.
“BE-ja dhe partnerët me të njëjtin mendim morën pjesë në funeralin e Shireen Abu Akleh në Jerusalemin Lindor të pushtuar. Të tmerruar nga dhuna në kompleksin e spitalit St Joseph dhe niveli i forcës së panevojshme të ushtruar nga policia izraelite gjatë procesionit funeral”, thuhej në reagimin e BE-së.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se ishin thellësisht të shqetësuar nga imazhet e policisë izraelite që ndërhynte në varrimin e gazetares Shireen Abu Akleh.
“Çdo familje meriton të prehë të dashurit e saj në mënyrë dinjitoze dhe të papenguar”, shkroi ai në Twitter.
Arkivoli i Abu Aqleh u largua nga spitali me automjet dhe mbërriti në një kishë të Jeruzalemit brenda Qytetit të Vjetër për funeral.
Turma e vajtuesve palestinezë të krishterë dhe myslimanë këndoi këngë pro-palestineze, por kishte pak prani të ndonjë fraksioni politik, shkruan Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Abu Aqleh u qëllua në kokë të mërkurën në mëngjes, në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, gjatë asaj që kolegët e saj në vendngjarje thanë se ishte një shpërthim të shtënash nga ushtria izraelite ndaj një grupi të vogël gazetarësh që mbulonin një sulm të pritshëm ushtarak izraelit.
Ushtria izraelite tha se “ekziston një mundësi, duke u shqyrtuar tani, që gazetarët të jenë goditur – ndoshta nga të shtëna nga persona të armatosur palestinezë”. Megjithatë, shefi ushtarak izraelit, gjenerallejtënant Aviv Kochavi, më vonë u duk se u tërhoq nga këto pohime.
“Në këtë fazë nuk mund të përcaktojmë nga zjarri i kujt u dëmtua ajo dhe na vjen keq për vdekjen e saj”, tha ai.
"The Israeli army is asking people if they are Christian or Muslim. If you’re Muslim you weren’t allowed in." – @ajimran
Israeli occupation forces are attacking Palestinians during the funeral of killed Al Jazeera journalist Shireen Abu Akleh. pic.twitter.com/Xq3VkeOCqn
— Al Jazeera English (@AJEnglish) May 13, 2022
The closest video of the #Israeli police suppressing the funeral procession of Shireen Abu Aqleh as the coffin was leaving the French hospital towards the cemetery pic.twitter.com/TaOsvCUUCd
— Rushdi Abualouf (@Rushdibbc) May 13, 2022
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...