Google ADS

Kryeministrja e Zelandës së Re rezulton pozitive me Covid-19

10:35 | 14 Maj 2022
Trina Galanxhi

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe do të duhet të izolohet.

Disa ditë pasi njoftoi lehtësimin e kontrolleve të rrepta kufitare të vendit, Ardern shfaqi simptomat e koronavirusit dhe rezultoi pozitive, trasmeton portal arbresh.info

Partneri i saj, Clarke Gayford, doli pozitiv të dielën e kaluar dhe Ardern ka qenë në karantinë që atëherë.

Ajo do të duhet të izolohet deri në mëngjesin e së shtunës 21 maj dhe nuk do të jetë në parlament në javën e ardhshme, kur qeveria e saj ka dy ngjarje të rëndësishme për të diskutuar, sikuse janë reduktimi i emetimeve dhe buxheti.

Ardern do të kryejë disa detyra nga distanca, por zëvendësi i saj, Grant Robertson, do të marrë pjesë në ngjarjet e planifikuara.

“Kjo është një javë historike për qeverinë dhe jam e mërzitur që nuk mund të jem aty për të,” tha Ardern.

“Plani ynë i reduktimit të emetimeve përcakton rrugën për të arritur qëllimin tonë të karbonit zero dhe buxheti adreson të ardhmen afatgjatë dhe sigurinë e sistemit shëndetësor të Zelandës së Re”, shtoi ajo.

Zelanda e Re ka hapur kufijtë pas mbylljes që nga fillimi i pandemisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme