Anxhela Peristeri
Prej kohësh këngëtarja Anxhela Peristeri ka vendosur që të bie në peshë. Ajo nëpërmjet postimeve të ndryshme në Instagram, por edhe në dalje të ndryshme ka treguar se ka filluar të frekuentojë palestrën rregullisht dhe ka humbur më shumë se 12 kilogramë. Këngëtarja ka rrëfyer se kur bën palestër ndihet më e lumtur dhe energjike.
Gili
Gili zbuloi për publikun se kishte humbur plot 27 kilogramë në 4 muaj duke rikthyer linjat perfekte trupore, shkruan “Kosovarja”. Një ndryshim shumë drastik ky që e ka arritur nëpërmjet një diete të quajtur Paleo Diet që e ka marrë emrin kështu për shkak se në këtë dietë njerëzit hanë ushqime të ngjashme me ato të kohës së paleoliti, pra përfshihet peshku, mishi, perimet arrat dhe farat.
Linda Halimi
Edhe transformimi i këngëtares Linda Halimi ka qenë një ndër më të komentuarit në media vite më parë. Këngëtarja e njohur arriti që të humbiste plot 50 kilogramë dhe nga 95 kilogramë që peshonte, shkoi në 44 kg. Peshën ideale, Linda ka treguar se e ka arritur nëpërmjet palestrës dhe një diete strikte.
Capital T
Të gjithë e mbajnë mend reperin Capital T në fillim të karrierës së tij. Ai ka qenë mjaft i mbushur në trup, mirëpo vitet e fundit është kthyer në një ndër meshkujt me trupin më të mirë. Në foto të ndryshme, reperi ka treguar rezultatet e palestrës. Ai ka treguar shpesh në postimet e tij kujdeset shumë dhe për ushqimin e tij.
Big Mama
Këngëtarja Big Mama pak vite më parë i habiti të gjithë me transformimin në trup . Në fillimet e saj Bigu ka treguar se mbante dieta, mirëpo ato nuk rezultuan të suksesshme dhe për këtë arsye kreu një ndërhyrje gastrike që i riktheu format perfekte trupore./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...