Suedia dhe Finlanda do të marrin sot pjesë në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin.
Pavarësisht se nuk janë anëtarë të aleancës ushtarake perëndimore, të dy vendet pritet të aplikojnë për anëtarësim në përgjigje të pushtimit të Ukrainës dhe kështu janë ftuar të marrin pjesë në takim.
Nga ana tjetër, Moska ka thënë se do ta shohë secilin vend që t’i bashkohet aleancës si një kërcënim. Kjo do t’i jepte fund statusit neutral prej dekadash nga Suedia dhe Finlanda që daton nga Lufta e Ftohtë.
Në takimin e sotëm merr pjesë edhe Turqia, një tjetër anëtare e NATO-s. Por të premten, Turqia u bë i vetmi shtet anëtar që shprehu kundërshtimin ndaj anëtarësimit të mundshëm të Suedisë ose Finlandës. /abcnews.al/
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...